9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Blakaj: Aryseja e mungesës së dokumentacionit për krime të luftës – shkak i mosveprimit të menjëhershëm

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se arsyeja e mungesës së dokumentacionit dhe arkivave sa i përket krimeve të kryera gjatë luftës po konsiderohet realitet si shkak i mosveprimit të menjëhershëm pas luftës.

Ai tha se në fillim ka pas shumë informacione e që të njëjtat me kalimin e kohës janë zbehur, ndërsa shtoi se shumë prej dokumenteve kanë përfunduar në arkiva private e të mbyllura.

“Nuk është vepruar me kohë, nuk është vepruar shpejt, menjëherë pas luftës ka pas informacione, ka pas më shumë informacione ka pas edhe dëshmitarë më shumë. Me kalimin e kohës, informacionet janë zhduk kanë përfunduar nëse bëhet fjalë për dokumente, kanë përfunduar në arkiva private apo arkiva të mbyllura apo mund të ketë pasur edhe asgjësim të dokumentacionit për prova forenzike”, deklaroi Blakaj për Ekonomia Online.

Ai vlerëson se një problematikë tjetër sa i përket gjetjes së arkivave për krimet e kryera 25 vite më parë, është fakti se shumë dëshmitarë kanë ndërruar jetë e shumë prej tyre iu është zbehur edhe memoria.

“25 vite pas luftës është vështirë të flasim sepse nuk ekzistojnë më ndërsa edhe dëshmitarët me kalimin e kohës për fat të keq shumë prej tyre kanë ndërruar jetë edhe ata që janë në jetë për një kohë kaq të gjatë edhe memoria mund të iu ketë zbehur paksa kështu që me lejimin që me kaluar koha pa i dokumentuar këto shkelje kanë ndikuar negativisht sepse kurrë nuk do ta kemi një dokumentacion të plotë për aq sa çka ka ndodh gjatë luftës”, u shpreh Blakaj.

Një arsye tjetër për mungesën e dokumentacionit për këto krime, Blakaj tha se është edhe lënia anash nga institucionet në të kaluarën.

Ai tha gjithashtu se viteve të kaluara institucionet kanë punuar në drejtim të gjetjes së të dhënave për krimet e kryera, megjithatë nuk kanë prodhuar asgjë.

Thirrja e Ministrisë së Drejtësisë që të dërgohen të dhënat për krimet e kryera gjatë luftës me email, sipas Blakajt është shqetësuese.

Derisa thotë se zgjidhja e vetme që të mos humbin të dhënat është formimi i ekipeve për të dalë në teren dhe të bashkëpunojnë me qytetarët.

Të mërkurën me 17 korrik, Rrjeti Ballkanik BIRN Kosova ka publikuar një raport të titulluar “Tjetri që nuk ekziston”, raport ky që ka dhënë konkluzione lidhur me të gjeturat e dokumentacioneve për krimet e kryera gjatë luftës e siç u tha institucionet kanë mungesë shumë të madhe për hetime në mënyrë të dokumentimit të së kaluarës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img