15 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Në Paris debuton kinezja e njohur si “gjyshja olimpike”

Pingpongistja Zeng Zhiying u largua nga Kina në vitin 1989, në vitin e masakrës së sheshi Tiananmen, për ta mësuar këtë sport në Kilin verior. 35 vjet më vonë, ajo do të debutojë në Lojërat Olimpike në moshën 58-vjeçare, me emrin të cilin e mori në shtetin e Amerikës së Jugut, Tania.

Tania Zeng, që u bë e famshme në Kili pasi e fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Pan-Amerikane në Santiago vitin e kaluar, ajo ndaloi së luajturi për t’iu dedikuar biznesit familjar të cilin e hapi bashkë me familjen. Ëndrra e saj për t’u bërë sportiste profesioniste u rikthye gjatë kohës së pandemisë. Kulmin do ta arrijë në Paris.

“Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të vija në Lojëra Olimpike sepse këtë e kam bërë për t’u zbavitur, për të bërë sport”, ka thënë Zeng në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve “Associated Press”, në qendrën stërvitore olimpike të shtetit të saj. “Kam fituar vetëbesim duke luajtur shumë. Pasi fitoja gjithmonë, më pëlqente të luaja edhe më shumë. Kualifikimi për në Olimpiadë është ëndërr e madhe, gjigante, dhe pasi arrita që ta përmbush një gjë të tillë në këtë moshë, është kënaqësi e papërshkruar”, thotë Zeng, që është sportistja më e vjetër në delegacionin e shtetit të saj.

Ajo u lind në Foshan, në Kinën jugore, dhe është vajza e një trajneri lokal të pingpongut. Si fëmijë, ajo e ka përcjellë nënën e saj në seancat stërvitore profesioniste të pingpongut. Për një dekadë, kinezo-kiliania ka shfaqur nivel të lartë të paraqitjeve.

Por, jeta e saj mori kthesë tjetër në vitin 1989, kur pranoi ftesën për t’ua mësuar sportin sportistëve të rinj në Arica, në veriun e largët të Kilit. Ajo u martua më pas dhe shkoi në Iquique, po ashtu në Kilin verior, qytet tjetër ku prezenca e kinezëve nuk ekzistonte.

Zeng aktualisht është e 151-ta në renditje. Ajo është pjesë e Përfaqësueses së Kilit, duke e mposhtur dominikanen Eva Pena Brito në debutim, në turneun e pingpongut në Lojërat Pan-Amerikane. Humbi nga amerikania Lily Ann Zhang në raundin tjetër, por sërish ia doli ta fitonte medaljen e bronztë në atë garë.

Jeta e Zengut tani ndahet mes Iquiques dhe Santiagos, e mbushur me oreksin për këtë lojë dhe për dashurinë që ka për tifozët.

“Të gjithë më njohin, më përshëndesin, duan foto dhe për mua është kënaqësi”, thotë ajo. “Me zemër, shpirt dhe në gjithçka, jam kiliane tashmë. Do të varrosem këtu”.

Zeng do të luajë në Paris me shumë eksperiencë dhe me vendosmëri për ta jetësuar ëndrrën. Ajo shpreson të mos ketë lëndime që do t’ia vështirësonin paraqitjen në Olimpiadë, që është shqetësim për çdo sportist të vjetër në moshë.

“Mund të lëndohem nga çdo lëvizje jo e mirë dhe kjo më shqetëson shumë”, thotë Zeng.

Të shtunën, jo vetëm kilianët do ta përcjellin gruan që tani e quajnë “gjyshja olimpike”. Vëllai i Zengut është 92-vjeçar dhe po ashtu do ta shikojë atë nga Kina.

“Kur e kuptuan se unë jam kualifikuar, ai u ngrit nga karrigia, dhe bërtiti me gëzim. Mund ta vizitoni”, ka shtuar Zeng. “Dhe ai menjëherë më tha: ‘Është ëndrra jote jetësore, tani e përmbushur. Shko në atë ngjarje, jep gjithçka”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img