7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në objektin e Qeverisë vendosen emrat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës

Në objektin e Qeverisë së Kosovës dje janë vendosur emrat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës.

Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka postuar dhe foto.

“Në kujtim dhe nderim të sakrificës së 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e tyre. Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, ka shkruar ai.

Postimin e tij më pas e ka shpërndarë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se 23 policëve të rëndë në detyrë u takon lavdia e përjetshme.

“Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, mbrëmë ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë. Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img