Paraditen e së hënës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të nënshkruajë marrëveshjen për financimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.
Marrëveshja do të nënshkruhet mes Ministrisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim.
“Në këtë ceremoni do të jenë pjesëmarrës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Nënshkrimi i marrëveshjes vjen pas zhvillimit të punimeve në një pjesë të rrugës.