2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, kaq do të shkojnë temperaturat

Mot stabil me kthjellime e diell parashihet të mbajë gjatë kësaj fundjave në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale mëngjesin e së shtunës zbresin sërish në 12C deri 16C, derisa ato maksimale shënojnë rritje të lehtë deri në 30C e 32C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-6m/s.

“Të dielen temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 34C e 35C, mirëpo nga dita e hënë masa pak më të freskëta ajrore shtrihen sërish mbi rajon, që mund të zbresin temperaturat në 29C e 30C, ditën e martë dhe mërkurë.  Të hënën pasdite nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu rreth viseve malore.  Erëra më të theksuara veriore e verilindore frynë të hënën e të martën, me hove deri në 14m/s”, thuhet në njoftim.

Mot stabil pritet të mbajë edhe gjatë javës së ardhshme.

“ Temperaturat pas një rënie në fillim të javës, sërish shënojnë rritje mbi 30C, ditëve të para të gushtit.  Në fundjavën e ardhshme, më 3 e 4 gusht, paraqiten mundësi për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave në pjesë të vendit.  Temperaturat mbesin ende të larta mbi mesatare, mbi 30C, edhe pas datës 5, me gjasa që të mbizotërojnë kushte të motit të qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img