-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mehmetaj i reagon ‘një mbrojtësi’ të VV-së: Tha s’është punë e madhe sulmi i Qeverisë përmes RTK-së, akuza për spiun dëgjon edhe në oda

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar “një mbrojtësi të ri” të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka bërë një krahasim skandaloz rreth krahasimit të sulmit të RTK-së ndaj mediave dhe asaj që flihet nëpër oda e restorante.

Sipas Mehmetajt, personi në fjalë ka deklaruar se tendenca e Qeverisë që përmes RTK-së t’i shpallë gazetarët tradhtarë, nuk është punë e madhe pasi edhe nëpër oda, lokale e restorante ka njerëz që akuzojnë dikë për spiun.

D.m.th, sipas këtij debilli, komunikimi informal nëpër fshatra të thellë të Kosovës përgjatë përditshmërisë, e arsyeton akuzën institucionale të shtetit për gazetarë.” – ka thënë ai.

Mehmetaj madje, ka përmendur edhe një shembull tjetër:

“Kjo i bjen sikur me dal Albin Kurti me na i sha robt e shpisë në konferencë për media, edhe me thonë “po s’ka bre lidhje se na qeshtu edhe me shoqëri përditë shahemi gjithandej Kosovës”.

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img