Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar policin Enver Zymberi në 13 vjetorin e rënies.
Haxhiu ka thënë se së bashku me kolegët kanë nderuar me përulësi sakrificën e Enver Zymberit i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetin të vendit.
“Së bashku me kabinetin, ditën e filluam duke nderuar me homazhe tek lapidari i 23 policëve të rënë në kryerje të detyrës. Dita përkujtimore e policëve të rënë në kryerje të detyrës, njëherit shënon edhe datën e rënies 13 vite më parë të heroit Enver Zymberi. Ditën e vazhduam me kolegët nga Kabineti Qeveritar me homazhe në veri të vendit duke nderuar me përulësi sakrificën e Enver Zymberit i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetin të vendit.” – ka shkruar Haxhiu.
Ajo tutje ka thënë se guximi dhe heroizmi i Enver Zymberit ubë frymëzim për kolegër e tij dhe për popullin e Kosovës.
“Guximi dhe heroizmi i Enver Zymberit u bë frymëzim për të gjithë kolegët e tij por edhe për popullin e Kosovës në përgjithësi. Për të shënuar këtë datë e cila na përkujtoj sakrificën e zyrtarëve tanë policor por edhe na mbush me krenari, në urën e parë të Liqenit të Ujmanit, u organizuan gara e kërcimtarëve profesionisë.” – ka shkruar Haxhiu.