-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjenden mbetje mortore në Podujevë, dyshohet të jenë të një individi të zhdukur nga lufta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se autoritetet e Kosovës kanë arritur t’i lokalizojnë afër varrezave të qytetit të Podujevës (te Tjegullorja), mbetjet mortore të një individi, që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se lokalizimi i këtyre mbetjeve mortore është bërë nga ekipet mjeko-ligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh).

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko-ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, raporton Klankosova.tv.

Ministrja tha se gërmimet janë duke vazhduar në kërkim të individëve tjerë.

Për këtë rast ka njoftuar edhe Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se gërmimet vlerësuese të filluara dje në lokacionin në varrezat e qytetit (te Tjegullorja) të Podujevës, kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e 1 individi /personi, “viktimë e luftës”, që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.

“Sigurisht këto të dhëna, sipas Dr Valon Hysenit ekspertit mjekoligjor të angazhuar në këtë rast, do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së”, tha Gara, raporton Klankosova.tv.

Ai shprehur mirënjohje e falënderim për të gjithë ekspertët mjekoligjorë, hetues policorë, zyrtarë e shërbyes civilë, si dhe profesionistë mbështetës ndërkombëtarë, “të cilët si një ekip i vetëm vazhdojnë me angazhimin e përpjekjen që familjeve t’iu lehtësojmë barrën e pritjes”.

“Gërmimet në Podujevë, dje dhe sot, gjatë tërë kohës janë mbështetur edhe nga Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur dhe Viktimave të Luftës ‘Përkorë’, Podujevë, z. Latif Mehmeti”, potencoi Kushtrim Gara nga KQPZh.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img