7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Djegia e veturave zyrtare në Zveçan – Dyshohet se e bënë një grup kriminal prej 4 personave

Dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit janë djegur nga disa persona ende të panjohur për autoritetet e Republikës së Kosovës. Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se ka vetëm dëme materiale dhe s’ka persona të lënduar.

Lidhur me rastin ka folur edhe kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka shprehur edhe shqetësime për sigurinë e tij.

Peci ka kritikuar institucionet e sigurisë se nuk po i ofrohet mbrojtje për sigurinë si kryetar Komune, pasi vjen nga radhët e PDK-së.

Peci ka thënë se ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por siç tha ai, iu është refuzuar, ngase sipas tij refuzimi ka ardhur për shkak se vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Një grup kriminal qe dyshohet se janë 3-4 persona dyshohet se kanë djegur veturat, kjo për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar dhe mendoi se përkundër që ka bazë një kërkese e tillë, e njëjta është refuzuar për shkak se vi nga një parti tjetër”, ka deklaruar Peci për Tëvë1.

Reagim lidhur me djegien e veturave dhe sigurinë e kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve të tjerë ka pasur edhe nga PDK. Partia që drejton Memli Krasniqi ka kërkuar hetim dhe ka kërkuar nga institucionet që t’i ofrojnë mbrojtje kryetarit dhe zyrtarëve të Komunës së Zveçanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img