Njësitë e Policisë së Kosovës të angazhuara për zhvillimin e planit operativ për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, në natën e parë kanë kapur një person, të cilit iu gjet një sasi e narkotikëve. I dyshuari përfundoi në pranga të Policisë dhe më pas në ndalim policor.
Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pas mesnatës.
Bazuar në informacionet e para, te i dyshuari, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të narkotikëve, të llojit ekstazi.
Tabletat që iu gjetën të dyshuarit i kushtuan me arrestim dhe shoqërim në stacion policor.
Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.