Sot janë bërë 13 vjet nga vrasja e policit, Enver Zymeri.
Ai vdiq më 26 korrik të vitit 2011, atëherë kur Njësia Speciale e Kosovës kishte marrë aksionin për të futur nën kontroll pikat kufitare në veri.
Enver Zymeri asokohe u shpall hero i Kosovës nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.