14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Faton Hajrizit nuk duhet të ngrihet në nivelin e heroit

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka folur për rastin e të arratisurit nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, i cili më pas dyshohet se u vra në Serbi.

Ai tha se pa dashur ta lëndojë plagën e familjarëve të Hajrizit, një njëri që i sfidon institucionet e shtetit të tij, nuk duhet t’i jepet profili i heroit.

“Faton Hajrizi, pa dashur ta lëndojë edhe plagën e familjarëve të tij, një njeri që i sfidon institucionet e tij dhe përfundon në këtë mënyrë, nuk duhet t’i japim profilin e heroit”.

“Hero Adem Jashari dhe hero Faton Hajrizi, nuk është në rregull. Ne mund të bëjmë çkado për brenda, por kur dalim jashtë kufijve të Kosovës, organet e sigurisë së atij shteti, nuk e dinë se kush janë qytetarë të mirë të atij vendi, por na shikojnë me profilin që shteti e jep përshtypjen se çfare jemi”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img