-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i Marigona Osmanit: Të hënën vendimi ndaj Dardan Krivaçës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se të hënën e 29 korrikut do të shpallet aktgjykimi kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut në rastin e Marigona Osmanit.

Seanca gjyqësore do të nisë në ora 11:00.

Krivaqa akuzohet për veprat penale dhunim dhe vrasje e rëndë në bashkëkryerje, ndërkaq Sejdiu për vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

“Ju njoftojmë se të hënën më 29 korrik 2024, duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit D.K., i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të pandehurit A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img