20 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë: 17-vjeçari në Hajvali i jep drogë një fëmije pa dijeninë e tij, nëna e të miturit kërkon ndihmë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Ka raste kur të rinjtë intoksikohen me narkotikë të llojeve të ndryshme pa dijeninë e tyre.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Hajvali, ku një i mitur dyshohet se ka konsumuar marihuanë, pa e ditur se bëhet fjalë për drogë. Fëmija dyshohet se e mori ‘Jointin’ nga një 17-vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, rasti u denoncua nga nëna e viktimës, e cila raportoi në Polici për gjendjen e të birit dhe veprimet e tij të çuditshme pasi konsumoi drogë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari e kishte marrë fëmijën te shtëpia e tij dhe më pas i ka dhënë narkotikë të llojit marihuanë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur që të sigurojë prezencën e personit të dyshuar, i cili është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor nën dyshimin për veprën penale “Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal i Republikës së Kosovës, “kushdo që e intoksikon personin tjetër me narkotikë, substanca psikotrope apo substance analoge pa dijeninë e personit të tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.“

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img