Analisti Dukagjin Gorani e ka vlerësuar lart guximin e gazetarëve dhe redaktorëve të RTK-së për t’u distancuar nga lajmi skandaloz duke cituar mediumin boshnjak, i njohur për lajme të rreme, i cili sulmon gazetën Nacionalen dhe Periskopin.
“Për shembull, këqyre reagimin e njërit prej deputeteve të VV-së pas reagimit të bordit të RTK-së. Kur bordi i RTK-së vendo me e ndërru anën për shkak të presionit dhe distancimit masiv të gazetarëve të RTK-së për të cilët, për sëcilin veç e veç, e kam një mirënjohje publike për ta edhe për guximin e tyre.
Për mu distancomi i gazetarëve të RTK-së është i mjaftueshëm.” – tha Gorani.