7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Aksidenti në Gjakovë, Policia: Janë përplasur tri vetura, njëra po barte një familjar që dyshohet se është vetëvrarë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Gjakovë ku një veturë e policisë ka përfunduar jashtë rrugës. Kjo e fundit ishte në përcjellje të një veture tjetër e cila po e barte një familjar që dyshohet se ishte vetëvrarë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, e cila ka zbardhur detaje shokuese për aksidentin ku të lënduar mbetën dy zyrtarë policorë dhe një person tjetër.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë, vetura që bënte transportin e viktimës si dhe një veturë tjetër civile”.

“Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar)”.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img