7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

AGK: Skandaloz deklarimi i ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se deklarimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për “lëndë” në Prokurori kundër mediave është skandaloz.

AGK në reagimin e tyre janë shprehur të shokuar nga deklarata e Haxhiut për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj Nacionales dhe Periskopit.

AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve.” – thuhet ndër të tjera.

Shkrimi i saj:

Skandaloz deklarimi i Ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.” Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img