4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Propozojë të ballafaqohem me listën e sukseseve”, Haradinaj sfidon qeverinë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë ftesë publike në drejtim të qeverisë Kurti për t’i ballafaquar arritjet kryesore të qeverive të tyre përkatëse.

Haradinaj theksoi të arriturat gjatë mandatit të tij, të cilat përfshijnë hapa të rëndësishëm si rikthimi i energjisë elektrike, miratimi i ligjeve për ushtrinë dhe vendosja e statutit të Trepçës. 

Ai sugjeroi një krahasim të drejtpërdrejtë të sukseseve të qeverisë së Haradinajt, e cila zgjati më pak se dy vjet, me ato të mandatit gati katërvjeçar të Kurtit.

“Propozojë të ballafaqohem me listën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj dhe Qeverinë Kurti të asaj kohe. Pavarësisht që qeveria Haradinaj ka më pak se dy vjet qeverisje. Kurti ka thuaja katër vite. Do të shihni se sa është ndryshimi i listës së sukseseve të asaj qeverie dhe kësaj. Vet fakti mungesa e prodhimit të energjisë elektrike, dhe keni kthyer prodhimin menjëherë. Pjesë përbërëse e transmisionit të lartë të Serbisë, je bërë anëtare e CEO-së, Ligjet për Ushtri, Statuti i Trepçës etj. Cilat punë i kreu kjo qeveri”,deklaroi Haradinaj në RTV Dukagjini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img