20 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj për Haxhiun: Gabim me pozicionin e saj për rastin e Faton Hajrizit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj tha se është gabim që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të merret me rastin e Faton Hajrizit.

Haradinaj deklaroi se dorëheqja e Haxhiut nuk është që e pret, por së paku një kërkim-falje do të mjaftonte tek populli për çasjen e saj ndaj rastit të Hajrizit.

“ Tani, sa I përket deklarimeve të Haxhiut është gabim me marrjen e rastit të Faton Hajrizit.  Kjo i bie që ata që janë me UÇK dhe të lidhur me të, nuk shkon përmbajtja. Materia nuk është ashtu. Serbia ka ndikim që Faton Hajrizi të dale në Serbi. Ka materie të gabuar. Është dashtë me u mbrojtë Kosova, mos me u fajësu për veprën e Faton Hajrizit. Haxhiu ka mundur të thotë se ne kemi dështuar të kryejmë ne detyrat tona në territorin tone. Shihet se çfarë sjellje ka Serbia”, deklaroi Haradinaj në “Debat Plus”.

“Çështja e dorëheqjes nuk është kriter për Qeverinë Kurti, pasi që nuk ka ndodhur asnjëherë. Por duhet të ketë një pranim faji dhe një gjest I logjikshëm, një kërkim falje. Serbia do ta përdorë këtë rast. Serbia ka mbetur e pandëshkuar pas sulmit të Banjskës”, vijoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img