1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e jashtme del me njoftim për shenjat e gishtrinjëve të Faton Hajrizit

Ministria e Jashtme e Koosvës ka dalur me njoftim në lidhje me shenjat e gishtrinjëve të Faton Hajrizit, të cilat Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ka krahasuar ato me shenjat që janë dërguar nga autoritetet serbe, dhe se ato dalin të jenë pikërisht të Hajrizit.

E plotë:

Njoftim

Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi.

Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img