-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i LDK-së pas vendimit për vizat e serbëve: Nuk është për t’u çuditur kur ministrat e qeverisë nuk e njohin Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me heqjen e viza për serbët e Kosovës me pasaporte ilegale.

Mustafa përmendi se “ministrat e Qeverisë nuk e njohin shtetësinë e Kosovës duke e quajtur projekt i përkohshëm”.

“Kur Qeveria e Kosovës vullnetarisht shkëputë çdo bashkërendim, çdo lidhje dhe çdo përkrahje të secilit aleat, të secilit garantues të pavarësisë dhe vet shtetësisë së Kosovës; kur Qeveria e Kosovës vetizolohet ndaj përkrahjes së aleatëve jetik; kur ministrat e Qeverisë nuk e njohin shtetësinë e Kosovës duke e quajtur “projekt i përkohshëm”… nuk është për t’u çuditur kur edhe të tjerët fillojnë ta trajtojnë Kosovën si të tillë”, shkroi Mustafa në Facebook.

Ai tha se vendimi i BE-së është për keqardhje, por jo i papritur.

“Është për keqardhje vendimi i BE-së për të legjitimuar pasaportat ilegale të lëshuara nga e ashtuquajtura “drejtori koordinuese e Serbisë”. Për keqardhje, por jo e papartishme. BE thjeshtë ka vepruar sipas marrëveshjes së Ohrit Kurti-Vuçic të vitit 2023 që ju ofron komunave serbe vet-menaxhim të plotë përmes autonomisë së plotë territoriale, administrative, buxhetore, diplomatike, arsimore, kulturore…”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img