2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Kurti duhet të japë dorëheqje sepse dëmet që po na shkakton janë fatale për vendin

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të japë dorëheqje pas vendimit të Këshilli të Bashkimit Evropian që t’ia heq vizat qytetarëve serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta që i lëshon e ashtuquajtura Drejtoria Koordinuese Serbe, e që për autoritetet e Kosovës, konsiderohet institucion ilegal.

Në rrjetin social Facebook, ajo ka theksuar se moskoordinimi i qeverisë me aleatë arriti të sjellë pasoja për Republikën e Kosovës.

“Pikërisht sot në 14 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, u cenua sovraniteti i Republikës së Kosovës”.

“Udhëtimi i lirë për qytetarët që mbajnë pasaporte ilegale të lëshuar nga Serbia është pasojë e veprimeve të gabuara nga Kryeministri Kurti. E kemi thënë për muaj me radhë që jeni duke bërë dëme të mëdha dhe të pariparueshme në arenën ndërkombëtare dhe ja ku arritëm në një situatë absurde për qytetarët tanë”.

“Ky kryeministër duhet të japë dorëheqje sepse dëmet që po na shkakton janë fatale për vendin dhe të vështira për t’i kthyer prapa. LDK-ja do ta kundërshtoj këtë vendim dhe do t’i dalim zot Republikës sepse mbetet e përhershme”, ka thënë Krasniqi. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img