-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi: Fraza e Veselit se Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë s’është më veç parashikim fatkeq

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të BE-së për t’ia liberalizuar vizat serbëve të Kosovës që kanë pasaporta ilegale.

Musliu-Shoshi tha se fraza e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë” nuk është më veç një parashikim fatkeq.

“Me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për të njohur pasaportat ilegale të Serbisë që i lëshon për serbët e Kosovës, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, tashmë kemi të bëjmë me një fakt”.

“Qeveria e Kosovës, me politika anti-kombëtare dhe mungesë të skajshme kompetence ka mundësuar, thënë edhe nga vetë ata, ‘ndërhyrje në sovranitet të shtetit’”, shkroi Musliu-Shoshi.

Tutje, ajo tha se kjo qeveri nuk ka më kohë dhe duhet të ndalet me çdo kusht, pasi sipas saj, dëmet janë çdo ditë e më të pariparueshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img