Presidenti amerikan, Joe Biden nuk do të jetë kandidat i demokratëve për zgjedhjet amerikane që mbahen këtë vit. Ai është tërhequr nga gara.
Biden ka vendosur që në garën e demokratëve për kandidatin e ri të i jap mbështetje Kamala Harris, të cilën e ka zëvendëspresidente.
“Demokratë të nderuar, kam vendosur të mos pranoj nominimin dhe të përqendroj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte zgjedhja e Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë për Kamala që të jetë kandidatja e partisë sonë këtë vit. Demokratë – është koha të bashkohemi dhe ta mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, ka shkruar Biden në Instagram.