Është arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Nga ana e policisë janë sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë gëzhoja dhe dy fishekë, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Pistoleta me gaz, pesë gëzhoja dhe dy fishek janë sekuestruar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.