-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Musliu thotë se ngjarja në Lloznicë ku u vra Faton Hajrizi lidhet me një zhvillim tjetër në Serbi

Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb u vra, një tjetër u plagos dhe në fund u vra edhe Faton Hajrizi i dyshuar si autor i dy veprave.

Musliu shkruan se kjo ngjarje ka ndodhur në rajonin e Lloznicës, që thotë se pritet të bëhet minierë litiumi në të ardhmen.

Në këtë zonë, siç pretendon Musliu ishin parlajmëruar protesta nga të gjelbërit në Serbi përgjatë vizitës së kancelarit Scholz në  Serbi.

Drejtuesi i institutit “Octopus” në këtë shkrim të tij thotë qeveria pro-ruse e Vuçiqit për të menaxhuar sitautën sa më mirë pas paralajmërimit për protestë,  pikërisht në këtë zonë ka thënë se “një shqiptar kreu sulm terrorist duke vrarë një polic”.

“Pas dy ditësh është vrarë edhe shqiptari i arratisur nga burgu i Kosovës. Interesante, e gjithë kjo brenda një territori shumë të ngushtë, brenda një periudhe 3-ditore!”, ka shtuar Musliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img