1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë: Një muaj paraburgim ndaj katër të pandehurve për fajde

Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka marr vendim në çështjen penale kundër të pandehurve L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ikin dhe ti shmangen procedurës penale, do të përsërisin vepra tjera penale të natyrës se njëjtë ose të natyrave më të rënda.

“Po ashtu të pandehurit mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale ose do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek njëri tjetri andaj gjyqtari konstatoi se masa e paraburgimit, tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko–penale”, thuhet në një kumtesë nga Gjykata Themelore.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img