14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Kosova i dorëzon komentet mbi planin e sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve

Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Këtë për RTK-në e ka konfirmuar Klisman Kadiu, këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se qeveria i ka dërguar komentet e saja sipas afatit.

Kurse, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë në KTV tha se raporti i dërguar në Bruksel është shtatëfaqësh, por që nuk e tregoi përmbajtjen konkrete të tij.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Kosova po insiston në respektimin e marrëveshjes dhe zbatimin e saj, por sipas tij, për këtë gjë nevojitet nënshkrimi sepse do të ishte garanci.

Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img