0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ky është i burgosuri që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Një i burgosur që vuante dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ka vdekur mëngjesin e sotëm në burg. Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se viktima ka pasur sëmundje, si pasojë e të cilës dyshohet se edhe vdiq.

Sinjali ka mësuar se i burgosuri që ndërroi jetë është Kastriot Sabedini, rreth 33-vjeçar.

I ndjeri ishte pranuar në burg më 24 qershor, me histori të sëmundjes paraprake.

“Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024. Terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike.” – njoftoi SHKK.

Pas konstatimit të vdekjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img