18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Macron në takimin me Vuçiqin: I përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës

Presidenti francez Emanuel Macron është takuar dje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit takimi me Vuçiqin u realizua në Samitin e 4-të të Komunitetit Politik Evropian në Blenheim të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë këtij takimi, Macron e Vuçiq përshëndetën thellimin e bashkëpunimit dypalësh në shumë fusha. U fol edhe për Kosovën dhe nevojën e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Kreu i Shtetit i përsëriti presidentit Vuciq gjithashtu mbështetjen e plotë të Francës për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidencës franceze.

Presidenti i Republikës në fund kujtoi lidhjen e Francës me marrëveshjet e Dejton-Parisit si dhe me unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img