20 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Policisë në “RS”: Po e kërkojmë Faton Hajrizin në Banja Llukë, Bijelinë dhe Zvornik

Drejtori i Policisë në entitetin serb të Bosnje-Hercegovinës, Sinisha Kostresheviq, tha se kërkimi për Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një të dyti, po vazhdon anegjerë atyre zonave: në Banja Llukë, Bijellnë dhe Zvorenik; dhe shtoi se aksionet kërkimore janë duke i kryer në koordinim me Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

“Sot arrestuam një person në Bijelinë. Bëhet fjalë për një shtetas serb i cili është në kërkim ndërkombëtar. Ai person ka luajtur rol në organizimin e transportit të personit që ka kryer veprën penale të vrasjes”, tha Kostresheviq.

Më tej ai shtoi se policia vazhdon të punojë për zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me vetë ngjarjen dhe rolin e personit të arrestuar.

Ne jemi ende në kërkim, së bashku me kolegët nga Serbia, në zonën e Zvornikut me qëllim të gjetjes së personit që ka kryer vrasjen”, tha Kostresheviq për Srna.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img