16.1 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Shfuqizohet vendimi për ndalimin e automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7,5 tonë

Zëvendëministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se kanë shfuqizuar vendimin për ndalimin e automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7,5 tonë.

Ai ka thënë se ky vendim po shfuqizohet pasi pritet të ketë rënie të temperaturave.

“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.” – ka shkruar Durmishi.

Ky vendim ishte kundërshtuar për shkak të pengesave që kishte krijuar në qarkullimin e mallrave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img