0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla dhe Balla dakordohen për bashkëpunim në luftimin e migracionit të paligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.

Ministri Sveçla, u takua në Tiranë me homologun e tij, bashkë me menaxhmentin e Policisë së dy shteteve, para takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm.

Sipas njoftimit, gjatë diskutimeve, ata trajtuan rezultatet e arritura në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit, duke e parë këtë si një vizion për një rajon më të sigurt.

“Ministri Sveçla theksoi se në bashkëpunimet tona, kemi marrë vendime për hapa konkrete dhe projekte për përparimin e bashkëpunimit dhe për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike, me qëllim të forcimit të sigurisë dhe goditjes së fuqishme të grupeve kriminale.

Bashkarisht të dy ministrat në këtë takim u dakorduan për nevojën e vazhdimit dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër migracionit të paligjshëm, duke siguruar prezantimin e rezultateve të këtij bashkëpunimi në takimin e ardhshëm të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe. Gjithashtu, u vendos që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img