2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i shpreh mirënjohje ASK-së për procesin e suksesshëm të Regjistrimit të Popullsisë

Sot në mëngjes, i pari i qeverisë Albin Kurti, së bashku me Shefin e Stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, dhe Këshilltarin e kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu mirëpritën ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Gjatë këtij takimi, Kurti shprehu mirënjohjen e tij për Kastratin dhe ekipin e tij për procesin e suksesshëm të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024. Ai theksoi se përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare.

Kryeministri falënderoi veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj. Falënderim për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme shprehu edhe Kastrati në emër të ASK-së.

Të dy shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img