3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci: Të bëhet një traktat i paqes mes Kosovës dhe Serbisë që do të shërbente si bazament i dialogut

Paralajmërimet për sulme të reja të mundshme në veri të vendit nga Serbia kanë shtruar nevojën për një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqendonci, tha se një ide e tillë do të duhej të ishte pika kyçe në proces të dialogut në Bruksel.

“Një ndër kërkesat kyçe të kryeministrit të Kosovës që para se të hyhet në proces të dialogut dhe bisedime të bëhet një traktat i paqes, pra mos të ketë sulmeve mes dy vendeve dhe kjo do të duhej të shërbente si bazament i dialogut. Vlerësoj se kjo duhet të mbetet një ndër pikat që duhet të diskutohet para se të fillohet të vendoset për çështje të tjera në kuadër të dialogut”, tha Maqedonci. 

Krerët e institucioneve të Kosovës së fundmi kanë shfaqur shqetësim se grupet e armatosura serbe për rreth kufirit me Kosovën po bëjnë përgatitje për sulme të reja në veri. 

Qeveria ka kërkuar nga Serbia dorëzimin tek organet e drejtësisë së Kosovës organizatorin e sulmit terrorist Milan Radojiciq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img