13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘Vrasje në tentativë’

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Arrestimi ka ndodhur në Mitrovicë.

Komunikata:

Sot, me 16 korrik 2024, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’Vrasje në Tentativë’’

Dy të dyshuarit F.Xh.,31 vjeçar dhe A.Xh.,22 vjeçar, janë vetdorëzuar sot në polici, pasi një ditë më parë ishin publikuar fotografitë e tyre të shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë e ndodhur me datën 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra hetimore tek i dyshuari A XH. është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale.

Ndërsa pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img