Presidentja Vjosa Osmani ka uruar presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj në këtë post.
Osmani tha se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin me të për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Urime, e dashur Roberta Metsola në rizgjedhjen tuaj si Presidente e Parlamentit Europian. Ndërsa ju vazhdoni të udhëhiqni Shtëpinë e Demokracisë së Europës në këto kohë sfiduese, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.
Metsola është rizgjedhur në krye të Parlamentit Evropian edhe për një mandat.
Pas rizgjedhjes, Metsola ka thënë se është mirënjohëse për përkrahjen e marrë nga deputetët e Parlamentit Europian.