4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AGK-ja i kërkon Presidentes qëndrim publik për Ligjin e KPM-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani  që të formojë një qëndrim rreth Ligjit të ri të Komisionit të Pavarur për Media.

Në reagimin e lëshuar thuhet AGK-ja i ka ndjekur me interesim reagimet pas miratimit javën e kaluar të Ligjit për KPM-në, nga shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Shqetësimeve të AGK-së, i janë bashkuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe shumë prej përfaqësive të huaja diplomatike në Kosovë, duke vënë në pah që ligjin nuk është në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës”.

“AGK-ja, kërkon nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani – Sadriu, që të formojë qëndrim rreth këtij ligji dhe ta ndajë atë me publikun dhe të mos kufizohet vetëm tek roli i saj formal i dekretimit të ligjeve. Mediat e lira dhe pluralizmi medial janë gurëthemeli i një shoqërie demokratike dhe kur ky themel fillon të lëkundët seriozisht atëherë presidentja e shtetit ka për obligim që të deklarohet publikisht”, thuhet në reagim. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img