Në lansimin e projektit “Dritarja për Investime të Diasporës” nga Ministria e Financave, pjesëmarrës ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Në fjalën e tij, Hovenier tha se qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të tij, dhe siç tha ai bizneset nga diaspora sjellin më të mirën e botës për vendin e tyre në Kosovë, ndërsa shpreson që të ketë edhe më shumë rrëfime suksesi nga këto biznese në të ardhmen.
“Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri. Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora të paraqesin investimet. Ata sjellin më të mirën e botës në vendin e tyre në Kosovë. Ndikimi që këto biznese kanë është lehtë për tu parë këtu në Kosovë”, tha ai.
“Me këtë platformë shpresojmë të mbështesim më shumë rrëfime suksesi, që krijojnë vende pune”, shtoi Hovenier.
“Nga qeveria amerikane kjo dritare për investime është pjesë e një përkushtimi afatgjatë për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës dhe për të mundësuar të ardhme më të begatshme për qytetarët e këtij vendi. Duam të shohim një ekonomi e cila ju mundëson begati të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është mundësi dhe sfidë. Jemi këtu për ta përqafuar këtë mundësi. Është një prej atyre mënyrave që mendoj se do të ketë ndikim”, tha ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.