16.1 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është i fuqishëm, s’është sekret që kemi disa shqetësime me politikat e Kurtit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë.

Diplomati amerikan theksoi se nuk është sekret se Qeveria e SHBA-së ka disa shqetësime politike ndaj të cilave i ka bërë Qeveria Kurti.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Hovenier nga Gjakova ka folur për ligjet që janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe Ligjin për KPM-në dhe KPK-në.

Ai tha se qeveria amerikane këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në përputhje me normat evropiane.

“Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare, BE, KiE, NATO dhe organizata të tjera”, tha diplomati amerikan sot gjatë vizitës që i ka bërë Gjakovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img