15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania: Presidenca e Hungarisë në BE po bën shumë dëm

Ministria e Jashtme gjermane është e mendimit se që kur Hungaria mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 korrik për Europën është shkaktuar një dëm i madh.

“Jemi në ditën e 12-të dhe tashmë janë bërë shumë dëme”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Buschner.

Ky reagim erdhi pas vizitave të Orban në Moskë dhe Pekin, ku i përshkroi si lëvizje “të njëanshme” që “BE i vëzhgon me habi dhe skepticizëm”.

Ai tha se kryeministri hungarez mund të udhëtojë ku të dojë, por “ajo që nuk mund të pranohet është që ai të krijojë përshtypjen se po e bën atë në emër të të tjerëve. Dhe sigurisht që do të ketë diskutime të mëtejshme për mënyrën se si BE do ta trajtojë këtë”.

Orban prezantoi udhëtimet e tij në Moskë dhe Pekin si pjesë e një nisme “paqes” për Ukrainën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img