0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haliti: Uroj që muajt e fundit, Qeveria Kurtiste, ta kuptojnë që s’janë në opozitë por duke qeverisur 

Nga Lëvizja Vetëvendosje po deklarojnë se në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojnë 60% të votave së bashku me aleatë.

Kështu tha deputeti që vjen nga ky subjekt politik, Halil Thaqi.

E në lidhje me një deklaratë të tillë ka dhënë një përgjigje deputeti që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti tha se këto janë deklarime paraelektorale për të hapur diskutime nëpër media dhe opinion.

“Janë deklarata paraelektorale për të hapë diskutime nëpër media dhe opinion, të dhëna për ta ruajtur elektoratin e administratën shtetërore, në mbështetje të LVV-së e cila është luhatur dhe çdo ditë është duke u larguar nga mbështetja e LVV. Elektorati besnik dhe ai i luhatur kanë nevojë për këtë lloj ushqimi psikologjik të lansuar nga sociopat të ndryshëm. Gjashtëdhjetë-përqind është shumë sikur të thonin njëzetë e tetë përqind ndoshta do ishte e besueshme. Të gjithë po përgatitemi për ti fituar zgjedhjet, disa për ti ruajtur të mirat e pushtetit, disa për ti rifituar ato e një pjesë e përkushtuar për Kosovën, kanë hallë se si do të bëhet Kosova anëtare e OKB, e BE, e NATO, e INTERPOLIT, e Bankës Botërore, e UNESCO, e OSBE e EUROPOLIT, dhe si ti bindim shtetet që s’na kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Si ta zhvillojmë ekonominë e Kosovës, si ta përparojmë bujqësinë dhe produktet bujqësore që ushqehet popullata të jenë të cilësisë së produkteve të BE, si ta sigurojmë ujin e pijes për gjithë popullaten, etj. Si të kemi arsim më cilësorë, si të hapim kopshte e çerdhe për fëmijët tanë , si ta rrisim natalitetin”

Deputeti i PDK-së, Haliti, uroi që Qeveria Kurti ta kuptojë që s’janë opozitë por janë ne Qeveri.

“Ndoshta këto çështje s’ju interesojnë, joshja për pushtetin e tenderëve është ajo që klasen politike po e mbanë të përqarë dhe pa shpresë që për çështjet e brendshme s’po gjejmë hapësirë për tu ulur bashkë e me i hapë rrugë zhvillimit e përparimit të vendit. Patriotizmi është i mirë, por nacionalizmi në kushtet e sotme i venë frenat zhvillimit e përparimit të Kosovës. Uroj që këta muajt e fundit që i kanë mbetur qeverisë Kurtiste ta kuptojnë që s’janë në opozitë por janë duke qeverisur Kosovën” tha Haliti në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaqi, tha se në zgjedhjet e ardhshme partia që ai përfaqëson së bashku me aleatët do të fitojnë 60% të votave.

Ai tha se nëse do t’ua lejonte ligji, opozita, nuk do dëshironte zgjedhje deri në vitin 2027 pasi që ata e dinë mirë epilogun e zgjedhjeve.

“Zgjedhje nuk do të ketë deri në afatin e caktuar me ligj sepse opozita nuk është e gatshme për zgjedhje. Krejt këto fjalë janë fjalë boshe që i thotë opozita, ne kishim rastin kur kryeministri ju kërkoj që ta shpallin datën e zgjedhjeve nëse ata dojnë, por ata nuk ishin të gatshëm. Sikur tua lejonte ligji ata deri me 2027 nuk do të dëshironin të ndodhnin zgjedhjet sepse e dinë mirë epilogun e zgjedhjeve, LVV bashkë me aletatët e saj listën Guxo dhe alternativën do ta korrin një sukses të ri në zgjedhjet që do të vijnë. Unë mendoj që afër 60% do të jetë LVV në zgjedhjet e ardhshme” deklaroi Thaqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img