2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti viziton qendrën e turizmit në Pejë, thekson rëndësinë e zhvillimit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi qendrën e turizmit në Pejë.

Atje, kryeministri kishte mundësinë të vizitojë nga afër projektin ”Turizmi i avanturës”, vlera totale e të cilit arrin në 262 mijë euro, prej të cilave 165 mijë euro nga Qeveria përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe 97 mijë euro nga Komuna e Pejës.

Zyra e turizmit tashmë është renovuar, ndërsa për zhvillimin e sektorit në këtë zonë, po vazhdon puna në vendosjen e vijave të ngjitjes, infrastrukturës përcjellëse, pushimoreve në shtigjet malore dhe shenjëzimin e shtigjeve.

Ndërkohë nga buxheti i MAPL-së dhe projektit DEMOS, në komunën e Pejës për vitet 2021 – 2024, janë financuar gjithsej 41 projekte në vlerën prej 3.3 milionë euro.

Përgjatë vizitës, kryeministri Kurti u takua dhe me përfituesit e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi, të cilat po zbatohen në kuadër të investimeve të fondeve IPA nga Bashkimi Evropian dhe programit të BNK-së Kosovë-Mali i Zi.

Në total janë gjithsej 11 projekte që prekin vlerën prej 4.296.905 euro. Përfituese nga këto projekte janë komuna si Peja, Istogu, Juniku, Deçani, Klina dhe Gjakova, ndërsa nga Mali i Zi, ndër shumë komuna, janë edhe ato të Rozhajës, Tuzit, Ulqinit, Kolashinit e Plavës.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin e turizmit por edhe forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img