3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kush është Ujkan Metaj që u arratis sonte nga Burgu i Dubravës?

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar sonte se edhe një person tjetër është larguar nga burgjet e Kosovës, duke qenë ky i dyti pas arratisjes së Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës.

Në media u raportua se i arratisur sonte është Ujkan Metaj nga Burgu i Dubravës.

Ujkan Metaj ishte dënuar me 7 vite burg pasi që kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku në këtë rast, si pasojë kishte mbetur i vrarë polici Izet Demaj.

Gjykata Themelore në Pejë gjatë 2019 e kishte dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog.

Gjatë kësaj grabitje, gjatë shkëmbimit të zjarrit me pjesëtarë të policisë, kishte mbetur i vdekur edhe grabitësi Kamer Metaj.

Por më pas Gjykata e Apelit ia shtoi edhe dy vjet, e që në plotëni ai për këtë rast u dënua me 7 vjet burgim

Në bazë të këtij aktgjykimi është shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i automjetit “Golf 4”, pronë e tani të ndjerit Kamer Metaj, një pushkë automatike “AK 47”, një granat dore “M-75” dhe një revole e tipit “Çeska”, raportonte atë kohë “Betimi për Drejtësi”.

Përndryshe ndaj Metajt ka ekzistuar edhe një aktakuzë për tentim vrasje.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 5 maj 2018, pretendohet se i akuzuari Ujkan Metaj, me 3 dhjetor 2017, rreth orës 11:25, në afërsi të fshatit Rakosh, Komuna e Istogut, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Bajram Sadrijaj, në lidhje me detyrën zyrtare të tij, dhe e ka vu në rrezik jetën e personave të tjerë, dhe atë të dëmtuarit Sokol Januzaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img