13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon debati brenda Partisë Demokrate mbi kandidaturën e presidentit Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mori të premten mbështetje nga dy emra të njohur ndër radhët e demokratëve, të cilët thanë se ai duhet të qëndrojë në garën për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa anëtarë të tjerë të partisë po ngrenë pikëpyetje nëse presidenti aktual 81 vjeçar është në gjendje të rizgjidhet dhe të udhëheqë vendin.

“Jam me Bidenin, pavarësisht drejtimit që ai zgjedh”, tha ligjvënësi James Clyburn në programin ‘Today’ të rrjetit ‘NBC’, një ditë pas konferencës së presidentit Biden.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, emri i të cilit është përmendur si zëvendësues i mundshëm i zotit Biden, tha se është gjithashtu në mbështetje të presidentit. “Jam plotësisht me të. Nuk kemi dallime”, tha ai në një intervistë të publikuar nga rrjeti ‘CBS’

Ligjvënësi Clyburn, 83 vjeçar, është një zë që gëzon respekt në mesin e komunitetit të afrikano-amerikanëve, mbështetja e të cilit është shumë i rëndësishëm për fushatën e presidentit Biden, ndërsa zoti Newsom, 56 vjeç, është një nga disa guvernatorët e rinj që shihen si e ardhmja e partisë.

Ndërkohë, një tjetër ligjvënës demokrat ka kërkuar që presidentit Biden të heqë dorë nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Deri tani, të paktën 19 ligjvënës kanë kërkuar tërheqjen e zotit Biden në mënyrë që partia të mund të zgjedhë një kandidat tjetër, pas paraqitjes së tij në dobët në debatin e 27 qershorit kundër kundërshtarit republikan Donald Trump.

“Hapni udhën për një nga shumë udhëheqësit tanë të aftë demokratë, që të kemi mundësi më të mira për ta mposhtur Donald Trumpin”, shkroi në rrjete sociale ligjvënësja Brittany Pettersen.

Zyrtarët demokratë, donatorë dhe aktivistët po përpiqen të përcaktojnë nëse zoti Biden është kandidati i duhur për ta mposhtur zotin Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe nëse është në gjendje të shërbejë për një mandat tjetër katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Dy donatorët demokratë, Dmitri Mehlhorn dhe John Morgan, i thanë agjencisë Reuters se besimi i tyre u rrit pas konferencës së mbrëmshme të presidentit Biden. Por, gazeta ‘New York Times’ njoftoi se i se donatorë të paidentifikuar i kanë thënë Komitetit të Veprimit Politik Demokrat, i ashtuquajtur “Super PAC” i cili mbldh fonde të dhuruara në mbështetje të zotit Biden, se afro 90 milionë dollarë të premtuara do të pezullohen në pritje të vendimit nëse Presidenti amerikan Joe Biden do të vazhdoje të mbrojë kandidaturen e tij.

Një grup ligjvënësish hispanikë biseduan me zotin Biden të premten, tha një ndihmës i tij. Ndërsa udhëheqësit e grupit kanë mbështetur presidentin, disa anëtarë të tjerë nuk kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Hakeem Jeffries, udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se u takua me presidentin Biden të enjten mbrëma, për t’i përcjellë atij mendimet e ligjvënësve për kandidaturën e tij.

“Shpreha mendimet e gjera, pikëpamjet e sinqerta dhe përfundimet rreth rrugës që kemi përpara”, shkroi zoti Jeffries në një letër drejtuar kolegëve. Ai nuk tha nëse ai vetë mendon se zoti Biden duhet të qëndrojë në garë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img