16.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: ShBA-ja ka konfirmuar përkushtimin e saj për ta mbrojtur Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me pjesëmarrjen e saj në Samitin e NATO-s në Uashington, bëri të ditur se ShBA-ja ka konfirmuar mbështetjen e saj për të mbrojtur Kosovën.

Ndër të tjera, në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosova, Osmani u shpreh se ishte kërkesë e veçantë e presidentit amerikan, Joe Biden që shtetet anëtare të NATO-s ta rrisin përkushtimin në raport me misionin e NATO-s në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Ka qenë kërkesë personale e zotit Biden, që shtetet anëtare të NATO-s, ta rrisin përkushtimin në raport me misionin e NATO-s në Kosovë, në mënyrë që të mbrohet paqja, siguria dhe demokracia”, u shpreh e para e vendit.

“Ua sigurojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi e kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për ta mbrojtur Republikën e Kosovës në kufijtë e saj aktual”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img