3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Buxheti për sektorin e arsimit është rritur 26%

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim rektorin e Fachhochschule Flensburg dhe deputetin e Parlamentit të Hamburgut, dr. Sven Tode.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se temë diskutimi në takim ishin marrëdhëniet bilaterale për bashkëpunimin akademik mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe rreth marrëdhënieve bilaterale në këtë drejtim, për bashkëpunimin akademik dhe për mundësitë dhe potencialin që paraqet mërgata jonë në Gjermani për fuqizimin edhe më tej të marrëdhënieve tona”, thuhet në njoftim.

Kurti në takim ka theksuar se buxheti për sektorin e arsimit është rritur 26 %, kurse studimet universitare janë pa pagesë për studentët.

Tode ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe e përgëzoi Qeverinë e Kosovës për përparimet e bëra në fushën e arsimit.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Tode do t’i vizitojë disa universitete dhe shkolla për të parë nga afër zhvillimet dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img