4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bërë “selfie”, theu 11 brinjë

Ish-miss Maqedonia, modelja dhe influencerja Emilia Rozman është rrëzuar dhe për pasojë u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.

Nga Policia në Ohër kanë njoftuar se 32-vjeçarja nga Shkupi u rrëzua duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik, afër fshatit Peshtan të Ohrit, raportojnë mediat atje.

Emilia është lajmëruar në profilin e saj në Facebook dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti, ku ka thyer 11 brinjë pas rënies prej 7 metra lartësi.

“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, ​​nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetente dhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img