0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Januzi dhe të tjerët vetëdeklaroehn të pafajshëm lidhur me akuzën e re

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë në përputhje me rregullën 90(3), Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marjorie Masselot mbajti seancë për paraqitjen e mëtejshme në procesin gjyqësor kundër Ismet Bahtijarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës.

Në këtë seancë është paraqitur akuza e re kundër Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit, e cila akuzë i është shtuar aktakuzës së përbashkët kundër Ismet Bahtjarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës.

Sipas akuzës së re, Bahtjari dhe Jonuzi, ata ngarkohen se përmes premtimit të një dhuratë ose formë tjetër përfitimi, përkatësisht duke ofruar ndihmë për dëshmitarin një (1), në qoftë se ai do të pajtohet për tërheqjen dëshmisë së tij.

“Frikësim gjatë procedurës penale përmes premtimit të një dhuratë ose formë tjetër përfitimi, përkatësisht duke ofruar ndihmë për dëshmitarin një (1), në qoftë se ai do të pajtohet për tërheqjen e dëshmisë së tij në procedurat përpara Dhomave të Specializuara që është e dënueshme sipas parashikimit të nenit 387 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, dhe nenit 15, paragrafi 2 i Ligjit. Kjo vepër është kryer ndërmjet 5 dhe 12 prillit të vitit 2023”, thuhej në akuzën e re, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë akuzë të re, të pafajshëm u deklaruan si Januzi, ashtu edhe Bahtijari, të cilët sot gjatë kësaj seancë u përfaqësuan nga avokatet, Hju Bouden (Jonuzi) dhe Felisiti Xherri (Bahtijari).

Ndryshe, më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik. Meqenëse pretendimet e reja faktike të akuzës së re kundër Januzit dhe Bahtijari ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, këtij të fundit nuk iu kërkua të ishte i pranishëm në seancë.

Në fund të kësaj seance, avokati i Sabit Januzit, Hju Bouden tha se do të dorëzojnë mocion paraprak lidhur me këtë akuzë të re, ndërsa avokatja e Ismet Bahtijarit, Felisiti Xherri, lidhur me dorëzimin e mocionit paraprak, lidhur me këtë akuzë të re tha se nuk kanë vendosur ende dhe po presin të shohin parashtrimet e Sabit Januzit, për të vendosur.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte dorëzuar me 12 janar aktakuzën e përbashkët për çështjen gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe atë të Haxhi Shalës.

Në seancën e parë,  para gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Bahtjari dhe Januzi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Kurse, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve,  tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup. Detajet nga aktakuza ndaj Shalës, mund t’i gjeni: KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img