0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Nëse Serbia s’e zbaton pjesën e saj të marrëveshjes duhet t’i kthehemi strategjisë së dakordimit me partnerët

Presidentja Vjosa Osmani aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s. 

E pyetur për dialogun me Serbinë, presidentja tha se duhet të zbatohet paralelisht nga dy shtetet Marrëveshja Bazike, në të kundërtën për tërheqjen e Serbisë tha se Kosova nuk mundet të zbatojë marrëveshjen si vullnetare pa marrë garanci nga shtetet partnere.

“Nëse jemi të bindur që Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes, duhet t’i rikthehemi strategjisë së viteve 2007-2008 në kohën kur bëhej marrëveshje për statusin e Kosovës. Marrëveshja jonë ka qenë dakordimi me partnerët jo me Serbinë, sepse Serbia nuk e donte Ahtisarin. Neve na duhet një dakordim i tillë, na duhen garancat e sigurisë, mbështetjen ndërkombëtare, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si projekt që sjell më shumë paqe dhe siguri në Rajon”, tha Osmani për Zërin e Amerikës.

Ajo shtoi se Kosova insiston të ketë zbatim paralel të Marrëveshjes Bazike.

“Sa më shumë të ketë suksese në Dialog aq më shpejtë Kosova do të bëjë hapa drejt BE-së dhe NATO-s, por duhet ta bëjmë një gjë të qartë në çdo marrëveshje janë dy palë dhe është parim bazik i të drejtës ndërkombëtare që nëse një palë tërhiqet nga marrëveshja atëherë pala tjetër nuk ka asnjë detyrim që të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes. Ajo çfarë po insistojmë ne është që jo të ikim nga obligimet tona, por të ketë zbatim paralel të marrëveshjes së arritur në Bruksel e njohur si Marrëveshja Bazike ku ka obligime për Kosovën disa prej të cilave kanë qenë konsecione të vështira, por ka edhe obligime të qarta për Serbinë, që nëse merren në tërësinë e saj konstituojnë njohje defacto të Republikës së Kosovës, siç është potencuar qartë edhe nga liderët evropianë. Pra nuk mundet Serbia të tërhiqet dhe nuk po e zbatojnë marrëveshjen dhe ne të ofrohemi si vullnetarë që gjithçka të zbatojmë pa marrë siguresa në anën tjetër”, u shpreh Osmani për Zërin e Amerikës.

Sipas Osmanit, “Dialogu Kosovë-Serbi, nuk është e tërë marrëdhënia Kosovë-Amerikë, mos ta reduktojmë raportin special ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së vetëm në atë se çfarë ngjanë në dialogun Kosovë-Serbi. Natyrisht është aspekt i rëndësishëm për sigurinë në rajon dhe të ardhmen tonë Euroatlantike që të ketë sukses në procesin e dialogut dhe kjo është arsyeja e insistimit të vazhdueshëm të SHBA-së dhe aleatëve tonë tjerë”.

Po ashtu Osmani tha se pati takime me numër të madh senatorësh dhe kongresistë që e kanë përkrahur Kosovën.

“Diskutuam për rrugën përpara”, tha Osmani duke iu referuar takimeve me senatorët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img